E ardhmja e Ferran Torresit te Barcelona është vënë seriozisht në dyshim, ndërsa raportimet e fundit nga mediat evropiane bëjnë të ditur se sulmuesi spanjoll dëshiron të largohet nga “Camp Nou”.

Sipas Foot Mercato, Torres ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit, kampionit në fuqi të Ligës së Kampionëve. Bisedimet mes klubit francez dhe përfaqësuesve të lojtarit tashmë kanë nisur.


Ndërkohë, Marca raporton se gjatë javës së ardhshme priten kontakte mes PSG-së dhe Barcelonës për të diskutuar mundësinë e një transferimi.

Torresi vjen pas një periudhe të rëndësishme në karrierë, pasi ishte protagonisti kryesor i Spanjës në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, ku shënoi golin vendimtar që i dha “La Rojas” trofeun e dytë botëror në histori.

Në rast të largimit të tij, Barcelona ka nisur të shqyrtojë alternativat për repartin ofensiv. Menjëherë pas raportimeve për dëshirën e Torresit për t’u larguar, në skenë kanë dalë disa emra që mund ta zëvendësojnë atë.

Njëri prej tyre është edhe sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, i cili aktualisht aktivizohet te Hoffenheimi në Bundesligë.

Interesimi i Barcelonës për Asllanin nuk është i ri, pasi edhe më herët janë publikuar raportime se klubi katalanas po monitoron profilin e sulmuesit kosovar, i cili shihet si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen.

Asllani ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në Gjermani dhe profili i tij, moshë e re, forcë fizike dhe aftësi për të luajtur në disa role në sulm, përputhet me politikën e re të Barcelonës për të afruar talente me perspektivë./Telegrafi/

telegrafi sport app