LAJMI I FUNDIT:

Barca e dëshiron Luis Alberton, Tare kërkon shumë para për të

Barca e dëshiron Luis Alberton, Tare kërkon shumë para për të

Nga një prej futbollistëve më të dështuar në verën e vitit 2016, te një ndër më të mirët e vitit 2017.

Në 12 muaj Luis Alberto ka bindur të gjithë për vlerat e tij, madje duke marrë dhe trofeun e lojtarit më të mirë të muajit në ekipin e tij.


Intuita e Igli Tares për ta blerë për një shumë më të ulët se 4.5 milionë euro është e dukshme, teksa thuajse të njëjtën ofruan klubet turke gjatë verës.

Drejtori shqiptar i bardhekaltërve zgjodhi që ta mbante në ekip për këtë sezon, dhe në fakt ka pasur të drejtë.

Braziliani deri më tani ka pasur 24 paraqitje për lacialët dhe ka shënuar pesë gola

Rritja e tij është e dukshme gjatë këtij sezoni, ndërkohë që së fundmi në skenë ka dalë dhe ekipi i Barcelonës, që është i gatshëm që ta blejë në verën e ardhshme.

Por, nuk është në të njëjtën linjë Tare, i cili kërkon një shumë të majme financiare për futbollistin dhe katalanasit nuk janë të gatshëm të paguajnë për futbollistin që e kanë pasur dikur nënë pronësi te skuadra e dytë.

Kjo ka bërë që mes palëve të ketë një luftë të hapur në distancë. Gjithsesi Tare ka ditur gjithmonë të luajë në transferime dhe të marrë atë shumë financiare që ai do nga shitja e lojtarëve të ndryshëm. /360/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori