LAJMI I FUNDIT:

Barcelona në kërkim të një mesfushori, katër në listën e tyre

Barcelona në kërkim të një mesfushori, katër në listën e tyre

Gjiganti katalunas, Barcelona është në kërkim të një mesfushori të ri me plot talent dhe katër të tillë nga Evropa dhe Brazili kanë përfunduar në radarin e tyre.

Barcelona e ka gjithë fokusin e saj në transferimin e Philippe Coutinhos nga Liverpooli, por ka hasur në vështirësi të mëdha gjatë janarit dhe duan t’i hedhin sytë diku tjetër.


Prioriteti i klubit katalunas është afrimi i një mesfushori të ri të talentuar, me teknikë të mirë dhe që përshtatet me stilin e futbollit të Barcelonës.

Coutinho dhe Griezmann nuk vijnë në janar, Barcelona kërkon një lojtar për Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Coutinho dhe Griezmann nuk vijnë në janar, Barcelona kërkon një lojtar për Ligën e Kampionëve

Sipas mediumit Mundo Deportivo, katër emra kanë përfunduar në radarin e Barcelonës dhe njërin nga ta mund ta shohim në qershor në Camp Nou, pasi Andres Iniesta nuk është më në nivelin e mëparshëm dhe Ivan Rakitic mund të largohet.

I pari i listës mendohet të jetë Leon Goretzka i Schalkes, i cili i ngjan profilit të Rakiticit, dhe me 22 vjetët e tij mund të bëjë karrierë shumë vjeçare në Camp Nou.

Leon Goretzka

I dyti në listën e Barçës thuhet të jetë braziliani 21-vjeçar, Arthur, fans i Iniestas dhe Xavit. Ai ka shprehur interesim për të larguar nga Gremio dhe gjithçka është e hapur.

Arthur (Getty Images)

I treti në listë është talenti Houssem Aouar, 19-vjeçar, i cili ka befasuar të gjithë me talentin e tij te Lyoni dhe po ndiqet nga afër që dy sezone.

Houssem Aouar (Getty Images)

I fundit në listë është talenti gjerman i Bayer Leverkusenit, Kai Havertz, i cili na sezonin e kaluar ka debutuar në Bundesliga me vetëm 17 vite. Ai është përzierje e mirë e driblimit, pasimit dhe golit. /Telegrafi/

Kai Havertz (Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori