LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ndan rrugët me Dembelen – pritet njoftimi zyrtar

Barcelona ndan rrugët me Dembelen – pritet njoftimi zyrtar

Ousmane Dembele nuk do të jetë në trofeun Joan Gamper sonte kundër Tottenhamit.

Siç mund të mësonte më parë SPORT nga burime brenda klubit katalunas, skuadra studioi mundësinë për t’i dhënë leje futbollistit për të mos ndjekur ndeshjen.


Blugranasit kanë publikuar tashmë formacionin, ndërsa francezi shihet se mungon edhe në bankinë.

Dy lojtarë të Barcelonës kërkojnë numra të rinj të fanellave - njëri i përket Dembeles
Lexo po ashtu Dy lojtarë të Barcelonës kërkojnë numra të rinj të fanellave - njëri i përket Dembeles

Barcelona, PSG dhe vetë lojtari po mbyllin marrëveshjen përfundimtare për transferimin e francezit te klubi parisien dhe katalunasit kanë preferuar që Gamper të mos fokusohet tek figura e tij.

Francezi, pavarësisht se nuk ishte aty për ndeshje, deri në momentin e fundit është treguar profesionist. Ai udhëtoi për të finalizuar transferimin e tij te PSG dhe, pasi nuk arriti një marrëveshje, u kthye në Barcelonë dhe u vu nën urdhrat e Xavit, edhe duke e ditur se e ardhmja e tij nuk ishte te Barcelona.

Pa Dembelen, skuadra e Barcelonës do të luajë sonte kundër Tottenhamit, që do të jetë ndeshja e tyre e fundit parasezonale. Të dielën, me fillim nga ora 21:30 ata do të përballen me Getafen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori