LAJMI I FUNDIT:

Barcelona kujton 35 trofetë e fituar të Messit me një fotografi të vetme

Barcelona kujton 35 trofetë e fituar të Messit me një fotografi të vetme

Barcelona ka publikuar një fotografi në faqen e tyre zyrtare, duke kujtuar plot 35 trofetë e fituar nga Lionel Messi me klubin nga Camp Nou.

Gjatë ditës së enjte, Barcelona konfirmoi se ylli argjentinas nuk do të vazhdojë me klubin në pamundësi financiare për të rinovuar kontratën.


Largimi i Messit nga Barcelona pas gati 20 viteve me fanellën Blaugrana ka befasuar të gjithë.

Zyrtare: Vjen konfirmimi nga Barcelona, Lionel Messi do të largohet
Lexo po ashtu Zyrtare: Vjen konfirmimi nga Barcelona, Lionel Messi do të largohet

Megjithatë, karriera e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë me klubin katalunas është për çdo lëvdatë, pasi thuajse askush nuk ka fituar më shumë se Messi me një fanellë të vetme.

Messi ka fituar plot 35 trofe ekipor me Barcelonën gjatë karrierës së tij profesionale me klubin nga Camp Nou.

Është vet Barcelona, e cila me anë të faqes zyrtare ka publikuar një fotografi duke treguar të gjithë trofetë e fituar nga Messi.

“Historia është bërë me ty, Leo”, ka shkruar Barcelona në fotografinë e publikuar.

Dhjetë trofe të La Ligas, tetë Superkupa të Spanjës, shtatë Copa del Rey, katër Liga të Kampionëve, tri Superkupa Evropiane dhe tri Kupa të Botës për Klube janë trofetë e fituar nga Messi.

Përveç tyre, Messi ka fituar edhe trofe të panumërt individual, ndër ta gjashtë Topa të Artë, ndërsa nga 778 ndeshje të luajtura ka shënuar plot 672 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori