LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Vjen konfirmimi nga Barcelona, Lionel Messi do të largohet

Zyrtare: Vjen konfirmimi nga Barcelona, Lionel Messi do të largohet

Ka ardhur edhe konfirmimi i Barcelonës për të ardhmen e yllit argjentinas Lionel Messi.

Kapiteni i katalunasve nuk do të mbetet në klubin e tij të zemrës, edhe pse kishte një marrëveshje mes palëve.

Ka qenë faqja zyrtare e Barcelonës që ka konfirmuar një gjë të tillë.

Deri tek kjo ka ardhur për shkak të pengesave financiare dhe strukturore nga rregulloret e La Ligas.

“Pavarësisht se FC Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur një marrëveshje dhe synimin e qartë të dy palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, kjo nuk mund të ndodhë për shkak të pengesave financiare dhe strukturore (rregulloret e Ligës Spanjolle)”.

“Si rezultat i kësaj situate, Messi nuk do të qëndrojë në FC Barcelona. Të dyja palët janë thellësisht të penduara që dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk do të përmbushen përfundimisht”.

“FC Barcelona shpreh me gjithë zemër mirënjohjen e tij për lojtarin dhe kontributin e tij për klubin, si dhe i uron atij më të mirat për të ardhmen në jetën e tij personale dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori