LAJMI I FUNDIT:

Barcelona konfirmon se është thyer rekordi i shikueshmërisë në Camp Nou në miqësoren ndaj Arsenalit

Barcelona konfirmon se është thyer rekordi i shikueshmërisë në Camp Nou në miqësoren ndaj Arsenalit

Barcelona ka njoftuar se kanë thyer rekord shikueshmërie në miqësoren ndaj Arsenalit që u zhvillua në Camp Nou.

Skuadra katalunase e mposhti atë londineze me rezultat 2-1, derisa golat u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang, Maitland-Niels (auto-gol) dhe Luis Suarez.


Përballja që nuk pritej të kishte interesim të madh shkaku se ishte vetëm një miqësore, ka vërtetuar të kundërtën.

Blaugranasit kanë konfirmuar se kanë thyer rekordin e tifozëve prezent në stadiumin e tyre, që ishin plotë 98, 812 tifozë.

Rekordi i shikueshmërisë mbahej nga përballja e Barcelonës me Liverpoolin në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve me 98,299 mijë tifozë të pranishëm.

Barcelona e mposht Arsenalin në miqësoren e zhvilluar në Camp Nou
Lexo po ashtu Barcelona e mposht Arsenalin në miqësoren e zhvilluar në Camp Nou

Këtë numër kaq të madh e bënë edhe më interesant edhe mos-paraqitja e Lionel Messit ndaj Gunners.

Argjentinasi ishte në stol, mirëpo Ernesto Valverde nuk e inkuadroi pesë herë fituesin e Topit të Artë shkaku se nuk ka shumë kohë që është rikthyer nga pushimet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori