LAJMI I FUNDIT:

Barcelona i kërkon Juventusit shkëmbimin De Ligt-Arthur

Barcelona i kërkon Juventusit shkëmbimin De Ligt-Arthur

Barcelona thuhet se shpreson të përfitojë nga interesi i Juventusit për mesfushorin Arthur dhe ta shkëmbej atë me mbrojtësin Matthijs de Ligt.

De Ligt hodhi poshtë një ofertë nga Barcelona për t’u bashkuar me Juventusin verën e kaluar.


Por, sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Barcelona mbetet shumë e interesuar për mbrojtësin holandez.

Barcelona e Juventusi projektojnë shkëmbimin Arthur – Pjanic
Lexo po ashtu Barcelona e Juventusi projektojnë shkëmbimin Arthur – Pjanic

Gazeta raportoi dje se si të dy klubet po planifikonin të zhvillonin bisedime transferimi në të ardhmen e afërt, të shkaktuar nga interesimi i Bianconerëve për Arthur.

Sidoqoftë, paralajmërohet se liderët e La Ligas janë ‘të gatshëm’ për të lënë mesfushorin të largohet dhe për këtë arsye mund të kërkojnë De Ligt në këmbim.

Mundo Deportivo shton se ish-ylli i Ajaxit po ‘pret me padurim’ negociatat e mundshme dhe ‘nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij’ për të luajtur për Barcën.

20-vjeçari, i cili nënshkroi për Juventusin në një marrëveshje prej 85.5 milionë eurosh verën e kaluar, ka bërë 27 paraqitje këtë sezon, duke shënuar dy gola.

Me Giorgio Chiellini tani 36 vjeç dhe Leonardo Bonucci gati të mbush 33 vjeç, ai konsiderohet të jetë trashëgimtari i tyre afatgjatë në mbrojtjen qendrore, por De Ligt nuk ka arritur të ambientohet mirë në klubin nga Torino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori