LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka ’19 objektiva transferimi’ për afatin e janarit, pavarësisht problemeve financiare

Barcelona ka ’19 objektiva transferimi’ për afatin e janarit, pavarësisht problemeve financiare

Barcelona thuhet se ka 19 lojtarë në listën e ngushtë të transferimeve të janarit, pavarësisht problemeve të tyre financiare tashmë të ditura.

Gjiganti katalunas nuk e ka fituar La Ligën që nga viti 2019 dhe janë tre pikë prapa rivalëve të hidhur, Real Madridit, këtë sezon.

Presidenti i klubit, Joan Laporta është i prirur të mbështesë menaxherin aktual, Xavin, edhe më tej pasi bëri pesë nënshkrime në verë.


Sipas gazetës Sport, Barcelona do të nënshkruajë të paktën dy lojtarë të rinj kur të hapet afati kalimtar i transferimeve pas disa muajsh, edhe pse ka në radarin e saj 19 lojtarë nga e gjithë Evropa.

Mes tyre janë mbrojtësi i krahut të Manchester Unitedit, Diogo Dalot, dyshja e Chelseat, Jorginho dhe N’Golo Kante, si dhe mesfushori i Liverpoolit, Fabinho.

Lojtarët e tjerë të Ligës Premier që gjenden në radarin e Barcelonës përfshijnë emra si Ruben Neves (Wolves), Wilfried Ndidi (Leicester City), James Ward-Prowse (Southampton), Declan Rice (West Ham) dhe Rodri (Manchester City).

Nga La Liga, Barcelona monitoron emra si Dani Parejo (Villarreal), Guido Rodriguez (Real Betis), Juan Foyth (Villarreal) dhe Martin Zubimendi (Real Sociedad).

Në Bundesliga pëlqehen lojtarë si Jereime Frimpong (Bayer Leverkusen), Leon Goretzka (Bayern Munich) dhe Thomas Meunier (Borussia Dortmund), ndërsa na Ligue 1 dhe Serie A, katalunasit ndjekin Sandro Tonali (Milan), Stephane Singo (Torino) dhe Vanderson (Monaco).

Ndryshe, Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve në mesjavë dhe do të luajë futboll në Ligën e Evropës pas Kupës së Botës “Katar 2022”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori