LAJMI I FUNDIT:

Barcelona është lider në La Liga për vitin 2021 – ecuria fantastike e blaugranave që i ktheu në luftë për titull

Barcelona është lider në La Liga për vitin 2021 – ecuria fantastike e blaugranave që i ktheu në luftë për titull

Asnjë skuadër në La Liga nuk ka marrë më shumë pikë sesa Barcelona në vitin e ri kalendarik, në të cilin Blaugranat aktualisht janë të pamposhtur.

Në fakt, Ronald Koeman e ka udhëhequr ekipin e tij në nëntë fitore dhe një barazim në vitin 2021, kur Barcelona ka arritur të futet në garë për titullin e La Liga.


Barcelona grumbulloi vetëm 13 nga 30 pikët në dispozicion në 10 ndeshjet e para të sezonit, me ndeshjen e tyre të fundit të vitit 2020 që përfundoi në barazim kundër Eibarit.

Nëntë fitore dhe një barazim në vitin 2021

Pas Krishtlindjeve, Koeman duket se ka gjetur thelbin e formacionit të tij startues dhe Lionel Messi ka gjetur formën e tij.

Blaugranat arritën disa fitore të ngushta kundër Huescas, Real Sociedadit dhe Real Betisit, por seria e tyre e fitoreve u ndal nga Cadiz.

Në vitin 2021, Barcelona ka lënë vetëm dy pikë, që do të thotë se ata kanë fituar pesë më shumë se liderët e La Ligas, Atletico Madrid, gjashtë më shumë se Sevilla dhe tetë më shumë se Real Madridi.

Ndërkohë, asnjë skuadër nuk ka shënuar më shumë gola sesa  Barcelona, plot 26, ndërsa sa i përket pësimit të golave, vetëm Real Madridi ka pësuar më pak gola sesa skuadra e Koeman.

Huesca, Granada, Real Sociedad, Elche, Athletic Club, Real Betis, Alaves dhe Sevilla të gjithë kanë qenë viktima të Barcelonës në vitin 2021./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

Premier League
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin

Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn

Boks
Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk

Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori