LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dominon dekadën e fundit në La Liga, feston titullin e 7 në 10 vitet e fundit – Festë në fushë dhe zhveshtore nga futbollistët

Barcelona dominon dekadën e fundit në La Liga, feston titullin e 7 në 10 vitet e fundit – Festë në fushë dhe zhveshtore nga futbollistët
Barcelona (Getty Images)

Barcelona ka arritur të shpallet kampion i La Ligas për sezonin 2017/18 tri ndeshje pa përfunduar kampionati.

Gjiganti spanjoll ka fituar në udhëtim te Deportivo La Couruna me rezultat 2-4, fitore kjo që e shpalli matematikisht kampion për këtë sezon.


Ky titull kampioni në këtë sezon e vulos dominimin e Barcelonës në dekadën e fundit në kampionatin spanjoll, La Liga.

Barcelona shpallet kampion i La Ligas pas fitores dhe het-trikut të Messit ndaj La Corunas, festojnë titullin e 25-të në histori
Lexo po ashtu Barcelona shpallet kampion i La Ligas pas fitores dhe het-trikut të Messit ndaj La Corunas, festojnë titullin e 25-të në histori

Trofeu i këtij sezoni në La Liga është i shtati për Barcelonën në dhjetë vitet e fundit dhe fitohet nën drejtimin e Ernesto Valverdes.

Në sezonin 2008/09, Barcelona e fitoi titullin nën drejtimin e Pep Guardiolas, ashtu sikurse edhe në sezonin 2009/10 dhe 2010/11 që u fitua nën drejtimin e spanjollit.

Barcelona e Guardiolas (Getty Images)

Në sezonin pasues kampion u shpall Real Madridi, ndërsa në 2012/13 Barcelona festoi nën urdhrat e Tito Vilanovas së ndjerë për tu pasuar me fitimin e titullin në sezonin e radhës nga Atletico Madridi.

Barcelona e Vilanovas (Getty Images)

Në 2014/15 dhe 2015/16 përsëri Barcelona iu rikthye titullit kampion duke festuar nën urdhrat e Luis Enriques për titujt e pestë dhe gjashtë në dekadën e fundit.

Barcelona e Enriques (Getty Images)

Në sezonin e kaluar u shpall kampion Real Madridi, ndërsa në këtë sezon Barcelona e Valverdes festoi titullin e shtatë në 10 vitet e fundit duke vulosur dominimin e dekadës në La Liga.

Festa e Barcelonës së Valverdes (Getty Images)

Pas fitores ndaj La Corunas futbollistët katalunas festuan gjatë në fushë aty ku edhe vallëzuan edhe u dëfryen.

Megjithatë, festa e tyre nuk mbaroi aty, pasi futbollistët vazhduan edhe në zhveshtore me këngë, vallëzim dhe shaka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori