LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dëshiron transferimin e sulmuesit veteran

Barcelona dëshiron transferimin e sulmuesit veteran
Benfica's Brazilian forward Jonas Oliveira (R) celebrates after scoring against Rio Ave during the Portuguese league football match Benfica vs Rio Ave at Luz stadium in Lisbon on December 20, 2016. AFP PHOTO/ PATRICIA DE MELO MOREIRA / AFP / PATRICIA DE MELO MOREIRA (Photo credit should read PATRICIA DE MELO MOREIRA/AFP/Getty Images)

Barcelona kanë hyrë në bisedimet mbi nënshkrimin e sulmuesit të Benficas, Jonas, pasi kërkimi i tyre për të përforcuar repartin sulmues vazhdon.

32-vjeçari brazilian ka gëzuar një sezon të mirë në 2015-16, duke shënuar plot 32 gola në 34 paraqitje.


Me këto gola, Jonas ka ndihmuar Benfican që të fitoj titullin e Liga Primeira dhe shfaqjet e tij me sa duket nuk kanë shkuar pa u vënë re nga gjiganti katalunas.

Ky pritet të jetë formacioni i Barcelonës në sezonin e ri, mungon Neymar! (Foto)
Lexo po ashtu Ky pritet të jetë formacioni i Barcelonës në sezonin e ri, mungon Neymar! (Foto)

Luis Enrique ka shpenzuar tashmë afër 70 milionë funte në pesë lojtarë, ku përfshihet edhe Andre Gomes nga Valencia, për pothuajse 30 milionë funte.

Ndryshe, Jonas e njeh mjaft mirë kampionatin spanjoll, pasi ka luajtur për tri sezone te Valencia, para se të transferohet në Portugali. /Telegrafi/

Të gjitha lajmet nga Transferimet
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet