LAJMI I FUNDIT:

Barcelona befasisht futet në garë për Luis Muriel

Barcelona befasisht futet në garë për Luis Muriel

Ndryshime të mëdha pritet të bëhen te Barcelona për edicionin e ri.

Gjiganti katalunas pritet të largojë shumë futbollistë, derisa do të ketë edhe prurje të reja.


Reparti i sulmit pritet të pësojë më së shumti ndryshime, ku emra si Francisco Trincao, Antoine Griezmann apo Martin Braithwaite janë drejt largimit.

Emri i ri për repartin ofensivë të katalunasve është ai i kolumbianit Luis Muriel, që pritet të jetë si zëvendësues i danezit Braithwaite.

Kolumbiani është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë edicion me Atalantën dhe ka zgjuar interesimin e gjigantit katalunas.

Muriel ka luajtur për dy vite në La Liga me Sevillën dhe e njeh mjaftë mirë kampionatin spanjoll dhe kjo është arsyeja që kataluansit duan transferimin e tij.

30-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me Atalantën, derisa në garë për të mbetet edhe kampioni i ri i Italisë, Interi.

Reprezentuesi kolumbian e pëlqen idejën për tu rikthyer në La Liga, por edhe më shumë për të luajtur me një skuadër të madhe si Barcelona.

Muriel këtë edicion ka shënuar 26 gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë në 46 ndeshje, derisa Atalanta për ta lënë të lirë synon të fitojë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori