LAJMI I FUNDIT:

Barcelona 2-0 Malaga, notat e lojtarëve (Foto)

Barcelona 2-0 Malaga, notat e lojtarëve (Foto)
Deulofeu duke festuar njëri nga golat e tij së bashku me Messin

Barcelona ka fituar ndaj Malagas me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit spanjoll.

Gjiganti katalunas i është kthyer fitoreve në La Ligas pas barazimit ndaj Atletico Madridit, duke vulosur dominimin në këtë fillim sezoni.


Golat në këtë takim për skuadrën e Ernesto Valverdes u shënuan nga Gerard Deulofeu (2’) dhe Andres Iniesta (56’).

Barcelona vazhdon dominimin në La Liga, mposht edhe Malagan (Video)
Lexo po ashtu Barcelona vazhdon dominimin në La Liga, mposht edhe Malagan (Video)

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Lionel Messi, i cili u notua me 8.3, ndërsa nota më e ulët shkoi për Adrian Gonzalez me notë 5.6.

Te Barcelona vlerësim të lartë patën edhe shënuesit e ndeshjes, Deulofeu dhe Iniesta. /Telegrafi/

Barcelona:

Suarez ishte lojtari më pak i vlerësuar

Malaga: 

Dështuan edhe Rolon dhe Rolan