LAJMI I FUNDIT:

Barça bombastike e djegë Getafen (Video)

Barça bombastike e djegë Getafen (Video)

Barcelona ka treguar se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi e mposhti me rezultat të thellë 6-0 Getafen, para 90 mijë tifozëve në Camp Nou.

Barcelona takimin e filloi pa Luis Suarezin, por kjo nuk pengoi katalanasit që të zhvillojnë lojë fenomenale.

Pas vetëm tetë minutash lojë, një pasim e devijon në gol të tij Rodriguez, duke i dhënë epërsinë me autogol Barcelonës (8′).


Vetëm dy minuta më vonë u akordua një penalti për Barcelonën, por të cilën fatkeqësisht e humbi Lionel Messi. Portieri mysafir ia ndali goditjen e ulët argjentinasit.

Që nga ky moment Messi edhe më keq ndezi motorët.

Një super pasim të Iniestas e pranoi mirë Messi, i cili asistoi te El Haddadi për të realizuar për 2-0 (19′).

Vetëm pak minuta më vonë (32′) ishte Messi ai që vuri në pozitë shënimi me një tjetër asist Neymarin, i cili realizoi për 3-0.

Dhe pak para fundit të pjesës së parë (40′), Lionel Messi pasi pranoi topin, bëri një lëvizje mjeshtërore, lansoi një goditje nga jashtë zona e 16 metërshit, duke gozhduar portierin mysafir me një supergol për 4-0.

Në pjesën e dytë Messi kompletoi hettrikun e asistimeve kur e vuri Neymarin para një pozitë ideale që ai nuk e la pa e shfrytëzuar për 5-0 dhe golin e dytë të brazilianit (51′).

Pas një korneri përfitoi Arda Turan, i cili realizoi për 6-0 (57′).

Deri në fund të takimit Barca e uli tempon e lojës dhe nuk shënoi gola, por as nuk pranoi.

Me këtë fitore Barcelona ka 75 pikë, nëntë më shumë se Atletico Madridi dhe 15 më shumë se Real Madridi. Edhe Atletico edhe Reali kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

FC Barcelona 6:0 Getafe C.F.Arda Turan

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 12 March 2016

FC Barcelona 5:0 Getafe C.F.Neymar goli i dytë…

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 12 March 2016

FC Barcelona 4:0 Getafe C.F.Ky ëshë lojtari më i mirë në botë, na falni për dyshimet. Pas dy asisteve dhe këtij supergoli, penaltia e humbur i falet argjentinasit të magjishëm !

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 12 March 2016

FC Barcelona 3:0 Getafe C.F.Neymar realizon, asisti i dytë në ndeshje nga Messi !

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 12 March 2016

FC Barcelona 2:0 Getafe C.F.Munir El Haddadi… por shikoni Iniestën, ahh çfarë pasimi prej tij ! Kjo është pikturë për sytë e futbolldashësve…

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 12 March 2016

Lionel Messi sërish humb penaltinë. Lojtari më i mirë në botë? Vlerësoni vet…

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 12 March 2016

FC Barcelona 1:0 Getafe C.F.Rodriguez (autogol 8′)

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 12 March 2016

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

La Liga
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Ligue 1
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Premier League
Kalo në kategori