LAJMI I FUNDIT:

Barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore, t’i japim frymë asaj

Barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore, t’i japim frymë asaj

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore ka organizuar ngjarjen me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”. Në këtë ngjarje prezent ishin edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Osmani ka uruar që fjalët “gratë” dhe “vajzat” të jenë sinonim i ngadhënjimit dhe suksesit. Ajo ka përmendur edhe rastet e dhunës në familje dhe papunësinë e lartë.


“Barazia gjinore janë parakusht e adresimit të të gjitha sfidave. Ne mund të arrijmë prosperitet vetëm atëherë kur mbrojmë të drejtat e tyre. Duhet të bashkohemi që të gjithë, që t’i japim frymë barazisë gjinore në shtëpi, në rrugë. Nga fjalët tek vepra, hendeku vazhdon të jetë i thellë. Ky mbetet përkushtimi i jonë prioritar… Vajzat dhe gratë sulmohen, para se të respektohen gjithnjë ka një dyshim dhe pengesë. Gjithnjë ajo çfarë veshim është më e rëndësishme. Shpesh herë tentoj të mos i shpërfaq barrierat. Do të hasni edhe në shumë fjalë dhe paragjykime, nga të cilat do të kursehen kolegët e juaj burra”, ka deklaruar ajo.

E shefi i ekzekutivit, Albin Kurti tha se organizimi i përbashkët institucional është e vetmja alternativë. Sipas tij, barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore.

“Gratë e bëjnë aktivizimin e dyfishtë. Gratë nuk punojnë vetëm për gratë, po ato punojnë gjithashtu për gratë. Krijimi i mundësive të barabarta është prioritet i yni në programin për barazi gjinore. Brenda këtij viti, kemi ndarë shtesat për 142 mijë fëmijë të porsalindur. Po punojmë që fëmijët e vegjël të rriten me vlera të përfshirjes dhe barazisë”, ka thënë Kurti.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se barazia gjinore është prioritet integral i Bashkimit Evropian.

E,kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia tha se gratë dhe vajzat vazhdojnë të ballafaqohen me paragjykime të ndryshme.

“Dhunimet seksuale ndaj grave ukrainase janë duke ndodhur. Lutemi dhe shpresojmë që lufta në Ukrainë të ndalet sa më parë. Ne besojmë që ka mundësi për paqe mes njerëzve”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori