LAJMI I FUNDIT:

Baoteng: Jam tifoz i Milanit, por dua të shënoj gol ndaj tyre

Baoteng: Jam tifoz i Milanit, por dua të shënoj gol ndaj tyre
CAGLIARI, ITALY - AUGUST 26: Kevin Prince Boateng of Sassuolo celebreates his goal 2-2 during the serie A match between Cagliari and US Sassuolo at Sardegna Arena on August 26, 2018 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Milani do të jetë mysafir i Sassuolos të dielën mbrëma në javën e shtatë të Serie A.

Në Mapei Stadium, Milanin do ta presë një ish futbollistë i tyre i cili vazhdon ta dojë klubin kuq e zi.


Fjala është për mesfushorin ganez, Kevin Prince Boateng që po kalon nëpër një formë të shkëlqyer këtë fillim stinori në Serie A.

(Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

Ish-futbollisti i Milanit ka thënë se vazhdon të mbetet një tifozë i Rossonerëve, por që dëshiron t’iu shënoj gol të dielën.

“Me Milanin kam kaluar kohë të mrekullueshme në dy raste që kam veshur fanellën e tyre”.

“Kam përjetuar një periudhë mjaftë të mirë sportive dhe vazhdoj të jem një tifoz i tyre”, tha Boateng.

Ganezi thotë se dëshiron t’i shënojë gol Milanit, por që nuk do të festojë nëse do ta bën një gjë të tillë.

Kevin Prince Boateng sa ishte pjesë e Milanit. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Do të kisha dëshirë të shënoja edhe ndaj Milanit, por një gjë është e sigurt se nëse do ta dërgojë topin në rrjetë nuk do të festojë”, tha ganezi.

31-vjeçari në gjashtë ndeshjet e para në Serie A ka shënuar tri gola me fanellën e Sassuolos. /Telegrafi/