LAJMI I FUNDIT:

Balotelli: Ibrahimovic më thoshte se nuk isha i mirë dhe duhet ta braktisja futbollin kur isha 16 vjeç

Balotelli: Ibrahimovic më thoshte se nuk isha i mirë dhe duhet ta braktisja futbollin kur isha 16 vjeç

Mario Balotelli ishte një talent i jashtëzakonshëm si i ri, kur debutoi me Lumezzanen në rangun e tretë të futbollit italian në moshën 15 vjeçare.

Kjo bëri që Interi ta nënshkruante me të për 340,000 euro një vit më vonë.


Balotelli u bashkua në klub ku kishte sulmues si Zlatan Ibrahimovic , Adriano dhe Hernan Crespo.

Megjithatë, i pari (suedezi) nuk ishte i impresionuar me nënshkrimin e ri të Interit.

Balotelli, në një bisedë të drejtpërdrejtë në Instagram me Fabio Cannavaron, zbuloi se si reagoi Ibrahimovic kur e pa atë të luante në stërvitje.

Balotelli ishte vetëm 16 vjeç kur stërviti me Interin për herë të parë, por ai kujton sesi ylli suedez i thoshte që ai duhej të linte futbollin sepse nuk ishte aq i mirë.

“Kur arrita te skuadra e vjetër e Interit isha 16 vjeç. Një ditë ai u ndal dhe tha: “Ju mendoni se mund të luani këtu? Bëni stërvitjen e sotme dhe më mos luani fubtoll”.

“Sa herë që ishte në fushë, ai më thoshte që nuk isha i mirë, harroje futbollin dhe studimin”, tregon Balotelli.

Komentet e Ibrahimovicit nuk kishin një ndikim negativ tek lojtari pasi Balotelli vazhdoi dhe bëri debutimin e tij për klubin në moshën 17 vjaçare.

Në tre sezone me Interin, ai shënoi 28 gola në 86 ndeshje dhe fitoi çmimin “Golden Boy” në vitin 2010. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori