LAJMI I FUNDIT:

Balotelli flet për incidentin e famshëm me Tottin – zbulon se çfarë biseduan në telefon me legjendën e Romës

Balotelli flet për incidentin e famshëm me Tottin – zbulon se çfarë biseduan në telefon me legjendën e Romës

I ftuar në emisionin “Muschio Selvaggio”, ish-sulmuesi i Interit, Brescias, Monzas dhe Milanit, Mario Balotelli ka folur për karrierën e tij dhe disa momente tejet tensionuese që kishte ndër vite.

Njëra ndër to ishte edhe përballja me legjendën e Romës, Francesco Totti, ndërsa ishte shqelmuar nga ky i fundit.


“Kishte një ndeshje në vitet e kaluara, në të cilën ua mbylla gojën tifozëve të Romës” – rrëfen fillimisht Balotelli.

“Por, nuk mendoj se ishte inatosur me mua për këtë arsye. Në finalen e Kupës së Italisë ai u zemërua me trajnerin që nuk e kishte lënë të luante që në fillim dhe për këtë ishte nervoz

“Unë respektoj atë shumë, e dua, madje ne fund te ndeshjes i shkrova: ‘Pse ma dhe shkelmin?’. Ai ma ktheu: ‘Lëre, as nuk të kam godit mirë’. Francesko bëri historinë e futbollit italian”.

Ai ka folur edhe për kohën kur luante nën urdhrat e Jose Mourinhos, duke thënë se ai është një trajner i këndshëm për të punuar.

Montella zbulon më në fund arsyen pse u përlesh me Balotellin
Lexo po ashtu Montella zbulon më në fund arsyen pse u përlesh me Balotellin

“Ai është shumë i këndshëm. Unë kam pasur një marrëdhënie mjaft të veçantë me të, një marrëdhënie të mirë. Kemi dy personazhe që janë të vështira për t’u menaxhuar, kemi shkuar shpesh në konfrontim, por ka qenë një përplasje midis babait dhe djalit”, shtoi më tej Super Mario.

“Një herë jemi grindur në autobus. I kërkova shoferit ta ndalte autobusin dhe të largohesha, mora një makinë dhe shkova ne shtëpi”.

“Pastaj, Inter humbi dhe ndodhi një rrëmujë. Kam bërë shumë gjëra të këqija në jetën time, por gjithmonë e kam shfaqur fytyrën. Mourinho bëri diferencën, ai nxjerr më të mirën nga ty, të zemëron. Dhe ti ke për të reaguar, thyej gjithçka, shuaj gjithë adrenalinën në trupin tënd, mirëpo ai të kupton”, ka shtuar më tej Balotelli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori