LAJMI I FUNDIT:

Ballkani reagon pasi prokuroria ka filluar hetimet për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit

Ballkani reagon pasi prokuroria ka filluar hetimet për ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit

Ballkani – Dinamo Zagreb po dyshohet se ka qenë e manipuluar, kështu së paku thonë nga prokuroria e shtetit.

Gjatë ditës së sotme është konfirmuar se kjo ndeshje e vlefshme për grupet e Ligës së Konferencës që është fituar 2-0 nga Ballkani është duke u hetuar.


Tani ka ardhur edhe reagimi nga Ballkani, që kanë lëshuar një komunikatë për shtyp duke shkruar që është shqetësuese tendenca për dëmtimin e imazhit.

Konfirmohet nga prokuroria e shtetit, ndeshja e Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës po hetohet
Lexo po ashtu Konfirmohet nga prokuroria e shtetit, ndeshja e Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës po hetohet

Ndër të tjera kampioni në fuqi i Kosovës ka thënë se janë të hapur si gjithmonë për çdo kontribut ndihmese, e cila mund të jetë e nevojshme për organet kompetente në mënyrë që gjithçka të zbardhet sa më parë.

Reagimi i plotë nga FC Ballkani (pa ndërhyrje):

REAGIM!

Është shqetësuese tendenca për dëmtimin e imazhit të Fc Ballkanit nga disa lajme që sot po qarkullojnë nëpër media dhe rrjete sociale.

Jemi të indinjuar me atë se çfarë po tentohet të hidhet ndaj nesh, ndaj punës tonë shumë vjeçare, e cila në vete bartë sakrificën dhe mundin e të gjithë akterëve brenda klubit, që me djersë punuan pafundësisht, që të arrijmë nivelet ku e kemi ngritur futbollin tonë dhe atë shtetëror.

Po tentohet të hidhet pluhur ndaj një fitore të jashtëzakonshme e historike të arritur ndaj skuadrës së madhe, Dinamo Zagreb, ndeshje që pushtoi mediat evropiane e botërore për suksesin e madh të skuadrës sonë.

Ftojmë të gjitha instancat e drejtësisë, Prokurorinë e Gjykatën, hetues e gazetarë, që të merren seriozisht me këtë çështje, duke sqaruar çdo detaj të mundshëm për opinionin publik. Dhe kur kjo të bëhet, të japin përgjegjësi të gjithë të involvuarit në këtë histori sepse ne nuk mund të lejojmë të përlyhet emri i klubit tonë, puna e djersa jonë.

Ne jemi të hapur si gjithmonë për çdo kontribut ndihmese, e cila mund të jetë e nevojshme për organet kompetente, në mënyrë që gjithçka të zbardhet sa më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori