LAJMI I FUNDIT:

Ballkani mëson kundërshtarët e mundshëm në rast se shkon në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës

Ballkani mëson kundërshtarët e mundshëm në rast se shkon në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës

Liga e Konferencës do të vazhdoj edhe këtë javë, ku tre skuadra shqiptare kanë kaluar në rrethin e tretë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, kampioni shqiptar Partizani dhe ai nga Maqedonia e Veriut, Struga janë ende në garë dhe synojnë grupet e Ligës së Konferencës.


Për Ballkanin në rast se do të futej në grupe do të ishte hera e dytë radhazi, derisa Partizani dhe Struga nuk kanë luajtur asnjëherë në fazën e grupeve në garat evropiane.

Tanimë tre skuadrat shqiptare kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve të mundshëm në rast se kalojnë rrethin e tretë.

Ballkani tashmë e di emrin e kundërshtarit për rrethin tjetër në Ligën e Konferencës - por pritet të ketë ndryshime të mëdha në skuadër
Lexo po ashtu Ballkani tashmë e di emrin e kundërshtarit për rrethin tjetër në Ligën e Konferencës - por pritet të ketë ndryshime të mëdha në skuadër

Sipas formatit të përcaktuar, skuadrat që vijnë nga Liga e Kampionëve do të ndeshen me njëra-tjetrën në këtë garë.

Skuadrat kampione, që do të kualifikohen nga turi i tretë i Ligës së Konferencës do të ndeshjen me ekipet kampione që do të eliminohen nga raundi i tretë i Ligës së Evropës.

Në të tilla kushte, skuadrat shqiptare, në rast se kualifikohen, do të ndeshen me një prej skuadrave që do të eliminohen nga çiftet, Zalgiris – BK Hacken, Qarabag – Helsinki, Zrinjski Mostar – Breidablik, Sheriff Tiraspol – BATE Borisov dhe Astana – Ludogorets.

Në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës, Ballkani përballet me Lincoln Red IMPS, Partizani ndeshet me Valmieran e Letonisë si dhe Struga ka përballë Hesperangen e Luksemburgut. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori