LAJMI I FUNDIT:

Ballkani kërkon të shkaktojë befasinë e radhës në Evropë, përballet në udhëtim me Slavia Pragën

Ballkani kërkon të shkaktojë befasinë e radhës në Evropë, përballet në udhëtim me Slavia Pragën

Ballkani do të zhvilloj sonte ndeshjen e dytë në Ligën e Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka marrë rrugë drejt Republikës Çeke ku do të përballet me Slavia Pragën në kuadër të xhiros së dytë në Grupin G.


Suharekasit e nisën me barazim ndaj CFR Cluj, derisa synojnë të marrin rezultat pozitivë edhe në Pragë.

Vendasit që janë kampion në fuqi të Republikës Çeke janë favoritët e grupit dhe favorit në letër njëkohësisht përballë Ballkanit, ku kërkojnë tri pikët.

Megjithatë skuadra kosovare ka udhëtuar e motivuar drejt Pragës dhe synon që të shkaktojë një tjetër befasi në Evropë.

Dueli mes Slavia Pragës dhe Ballkanit zhvillohet në stadiumin Fortuna Arena dhe fillon nga ora 18:45.

Kujtojmë që pas ndeshjeve të xhiros së parë, Grupi G është i balancuar me katër skuadrat si Ballkani, Slavia Pragë, CFR Cluj e Sivaspor që kanë nga një pikë. /Telegrafi/