LAJMI I FUNDIT:

Bale: Nuk kemi presion, po e shijojmë Evropianin

Bale: Nuk kemi presion, po e shijojmë Evropianin

Gareth Bale është njeriu i momentit te Uellsi dhe logjikshëm dhe lojtari më i kërkuar nga mediat në prag të ndeshjes çerekfinale me Belgjikën, që do të luhet këtë të premte.

Nga salla e konferencave ylli i Real Madridit e cilësoi këtë përballje si më të rëndësishmen në historinë e vendit të tij.


“Pas çerekfinales në Botërorin e 1958 ndaj Brazilit, kjo është padyshim ndeshja më e rëndësishme në historinë e futbollit tonë. Ky fakt na bënë që të jemi të motivuar maksimalisht në prag të kësaj përballjeje, dhe të them të drejtën nuk kemi presion dhe kjo do të na ndihmojë që të luajmë të qetë dhe të japim më të mirën tonë me shpresën se do të sigurojmë një vend në gjysmëfinale. Sigurisht që Belgjika ka një skuadër shumë të mirë, por ne nuk do të kushtëzohemi nga loja e tyre dhe do t’i qëndrojmë besnik stilit tonë”.

Uellsi dhe Islanda janë dy surprizat e këtij Evropiani, teksa në pjesëmarrjen e tyre të parë kanë arritur deri në fazën çerekfinale. Dy skuadra të vogla, që sipas Bale kanë ditur të shfrytëzojnë maksimalisht cilësitë e tyre.

“Mendoj se te ecuria jonë dhe e Islandës ka ndikuar shumë përgatitje fizike që dy ekipet kanë bërë. Uellsi e ka marrë me qetësi këtë Evropian dhe pa emocione dhe realisht ne kemi shijuar çdo minutë. Nëse nuk ke presion luan shumë më mirë dhe besoj se kjo ka ndikuar si te ne gjithashtu dhe te Islanda”.

Në fund dhe një shaka e Bale, mbi pyetjen e gazetarëve se a do të humbasë diçka nga jeta e tij private në rast se Uellsi do të arrijë deri në finale, siç do të ndodhë me kolegun e skuadrës Chris Gunter, që nuk do të ishte i pranishëm në dasmën e vëllait të tij.

“Besoj se në këtë aspekt jam treguar më i zgjuar se të gjithë, pasi nuk kam bërë plane deri me datë 11 korrik”, ka përfunduar Bale.

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori