340:"MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 14: Gareth Bale of Real Madrid lies injured after colliding with Sebastian Coates of Sporting Clube de Portugal during the UEFA Champions League Group F match between Real Madrid CF and Sporting Clube de Portugal at estadio Santiago Bernabeu on September 14, 2016 in Madrid, . (Photo by Denis Doyle/Getty Images) 12:"Getty Images
Gareth Bale do të ekzaminohet dhe monitorohet nga stafi mjekësor, pasi e ka pësuar një lëndim në nyje gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Unionistas de Salamanca.Anësori uellsian u kthye në formacion startues të Zinedine Zidane duke arritur të shënojë, mirëpo nuk arriti të luante më shumë se 53 minuta.Ai nuk kishte luajtur që nga 4 janari (në ndeshjen ndaj Getafes) dhe tash është lënduar sërish, për të katërtën herë këtë sezon.
(Foto: Getty Images/Guliver)
“E ka përdredhur paksa nyjën e këmbës. Nuk mendoj se është diçka e madhe... Por, nuk mund të luante”, ka deklaruar Zidane pas ndeshjes. Lëndimi ka ardhur vetëm disa orë pasi agjenti i Bale kishte thënë se ai do ta respektojë kontratën duke qëndruar edhe dy vjet e gjysmë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/