Balde njofton Barcelonën me vendimin e tij

Mbrojtësi spanjolle, Alejandro Balde ka qenë emri më i përfolur i transferimeve këtë verë te Barcelona dhe lojtari tashmë ka jnoftuar klubin me vendimin e tij.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Alejandro Balde i ka komunikuar zyrtarisht Barcelonës dëshirën e tij të qartë për të qëndruar në klub.
Mbrojtësi i majtë 22-vjeçar synon të qëndrojë në ekipin e fëmijërisë së tij dhe të konkurrojë drejtpërdrejt për një pozicion titullar në skuadrën e Hansi Flick.
🚨🔵🔴 Understand Alejandro Balde has informed Barcelona about his desire to STAY at the club and compete for a spot.
His intention is clear; decision up to the club after exploring sale.
Only a big proposal from a top club can change the scenario from now to Deadline Day. pic.twitter.com/FBt9xCw1xd
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 26, 2026
Ndërsa bordi i Barcelonës ka shqyrtuar një shitje të mundshme si pjesë e strategjisë së tyre më të gjerë të balancimit financiar, vetë Balde nuk po kërkon të largohet.
Vendimi përfundimtar tani i takon Barcelonës, pasi vetëm një propozim masiv nga një klub i nivelit të lartë evropian do ta ndryshonte situatën e lojtarit para afatit të fundit.
Balde është lidhur fort me një transferim te Manchester United gjatë disa javëve të fundit, me Djajtë e Kuq që thuhet se kanë gati 30 milionë euro për spanjollin. /Telegrafi/













































