Bekim Balaj kishte raste e tij në ndeshjen me Skocinë në Ligën e Kombeve, por nuk mundi që t’i shfrytëzonte.
Sulmuesi për TVSH komentoi fillimisht këtë humbje, duke treguar dhe strategjinë që ndoqi skuadra në këtë ndeshje.
“Ndeshja me Skocinë? E dinim se Skocia do të ishte agresive dhe u munduam që ta kontrollojmë lojën që të mos na shënonin. Na rrezikuan, por pjesa e parë shkoi në barazim. Duhet të ruanim rezultatin dhe të provonim të rrezikonim. Duhet të bënim më shumë. Kishim raste shumë të mira që duhet t’i shfrytëzonim”.
“A mund të fitohet ndeshja me goditjen e parë në minutën e 51-të? Të them të drejtën fitohet dhe në këtë mënyrë. Luanim jashtë fushës tonë dhe duhej të mbronim mirë dhe të kundërsulmonim. Në pjesë të dytë e bëmë më mirë diçka të tillë. Kur e mendon fitore duhet të krijosh më shumë raste, për të fituar duhet të shënosh”.
“Ku e shikoni këtë skuadër në fund të kualifikueseve? Jemi në një pozitë të mirë. Kemi tre pikë dhe kemi edhe dy ndeshje. Me Skocinë në Shqipëri do të përcaktohet dhe koka e grupit”.
“Do donit një pas vetes? Të kesh lojtar afër është mirë, pasi ke një pikë referimi, ke mundësi pasimi. merr vëmendjen e lojtarëve, por këto janë zgjedhje të trajnerit”.
Më tej sulmuesi Shkodran komentoi dhe për Supersport këtë humbje. Shkodrani vuri theksin tek fakti se asnjëherë nuk kishte humbur kaq shumë raste sa sot dhe për këtë gjë i vjen mjaft keq.
“Kundërshtari i vështirë? Skocia ka mbrojtës të fuqishëm, luan një futboll agresiv dhe e prisnim që do vuanim. Duhej të bënim diçka më shumë në sulm, është e vërtetë, por ishim nën presion dhe kishim shumë pak hapësira përpara”.
“Rastet e pakta? Nuk kemi krijuar kurrë shumë raste me kombëtaren. Kur krijon pak dhe nuk konkretizon, gjithçka bëhet e vështirë për të gjithë. Lodhja dhe volumi gjatë ndeshjes bëjnë që edhe ne sulmuesit të gabojmë”.
“Rasti i humbur për barazim? Më vjen keq, sepse nuk besoj se kam pasur më shumë raste se sot kur kam luajtur me kombëtaren”.
“Christian Panucci? Kishte vërejtjet e tij, por na tha që të shohim përpara, sepse kemi dy ndeshje në dispozicion për të tentuar arritjen e objektivit”, ka thënë Balaj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën