LAJMI I FUNDIT:

Babai i binjakeve që i adoptoi Madonna thotë se e kanë mashtruar, nuk e dinte se do t’ia merrnin përgjithmonë (Foto/Video)

Babai i binjakeve që i adoptoi Madonna thotë se e kanë mashtruar, nuk e dinte se do t’ia merrnin përgjithmonë (Foto/Video)

Babai i binjakeve nga Malawi që i adoptoi së fundmi Madonna, ka thënë se nuk e ka ditur se fëmijët do t’i merreshin përgjithmonë.

Në një intervistë për The Mail on Sunday, Adam Mwale e ka kritikuar këngëtaren pasi e ka kuptuar se ia ka marrë përgjithmonë dy vajzat katërvjeçare, Esther dhe Stella.


Ai ka thënë se kishte menduar që 58-vjeçarja thjesht po kujdesej për vajzat e tij biologjike dhe jo se po i adoptonte përgjithmonë.
“Më është thënë nga fillimi se Esther dhe Stella do të shkonin në shtëpinë e një gruaje të pasur jashtë vendit, se ajo do t’u jepte edukim të mirë, pastaj do të mi kthente, të jetonin me mua dhe do ta ndihmonte gjithë familjen”.

Esther dhe Stella

“Tash po më thonë se adoptimi është i përhershëm. Kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Nuk dua që të jetë e vërtetë. Unë jam babai i tyre dhe gjithmonë do të jem babai i tyre”, ka thënë Mwale, njofton Telegrafi.

Më tej, ai i ka hedhur poshtë thashethemet se i kishte braktisur vajzat e tij kur nëna u kishte vdekur në momentin e lindjes.

Madonnas i është miratuar kërkesa për adoptimin e binjakeve nga Gjykata e Lartë e Malawit, por babai i tyre thotë se e kanë mashtruar.

“Më është thënë që të pajtohem për gjithçka në gjykatë. Nuk kam besuar se nuk do t’i shoh kurrë vajzat e mia”.

“Kam qenë me kunatin tim, i cili i ka nënshkruar dokumentet e pëlqimit me mua, kurse ne vazhdonim të besojmë se unë do të jem gjithmonë babai i binjakeve dhe ato do të vinin në shtëpi me mua”, ka theksuar Mwale.

Në fillim të këtij muaji, Madonna konfirmoi se ishte tejet e gëzuar për adoptimin e binjakeve. Madje është thënë se Mbretëresha e muzikës pop ka planifikuar një pushim nga karriera për t’u kujdesur për vajzat.

Madonna edhe zyrtarisht kërkon të birësojë edhe dy fëmijë
Lexo po ashtu Madonna edhe zyrtarisht kërkon të birësojë edhe dy fëmijë

Madonna tash i ka gjashtë fëmijë, katër prej të cilëve janë të adoptuar – të gjithë nga Malawi. Lourdes (20 vjeçe) dhe Rocco (16 vjeç) janë fëmijët biologjikë të këngëtares. /Telegrafi/

A little night Music………,,?⭐️?⭐️?⭐️?????

A post shared by Madonna (@madonna) on Feb 18, 2017 at 5:50pm PST

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori