LAJMI I FUNDIT:

Babai i saj ka pasuri milionëshe, por vajza e Eminemit punon si estetiste e thjeshtë dhe nuk ka mall për jetën luksoze

Babai i saj ka pasuri milionëshe, por vajza e Eminemit punon si estetiste e thjeshtë dhe nuk ka mall për jetën luksoze

Vajza e Eminemit, Alaina Scott, është duke punuar me turne në një sallon si estetike – pavarësisht se babai i saj i famshëm vlerësohet të ketë një pasuri prej 260 milionë dollarësh (243 milionë euro).

Fotografitë e reja të siguruara nga The Sun tregojnë 30-vjeçaren, babai i së cilës është një yll hip-hopi, në një sallon flokësh dhe spa pranë shtëpisë së saj në Rochester Hills, Michigan.


Një burim tha se Alaina e sapomartuar, e cila u adoptua nga Eminem dhe ish-gruaja e tij Kim, ka një “raport të shkëlqyer” me klientët dhe ka fotografinë dhe emrin e saj të listuar në faqen e internetit të sallonit.

Foto: Matt Symons/The Sun

Megjithatë, ajo ka zgjedhur ta mbajë punën e saj të përditshme jashtë rrjeteve sociale, duke përfshirë llogarinë e saj të njohur në Instagram, e cila ka mbledhur 109,000 ndjekës.

Imazhet e publikuara nga The Sun tregojnë Alainan duke biseduar me një kliente femër dhe duke treguar produktet e saj gjatë orarit të saj tetë-orësh javën e kaluar.

Foto: Matt Symons/The Sun

Ajo mund të shihet duke shfletuar nëpër një broshurë për t’i treguar trajtimet e klientëve përpara se të futen në trajtim.

Alaina u fotografua e veshur me një përparëse të zezë mbi një pulovër kremi me pantallona të zeza dhe atlete gri, duke u dukur si çdo punonjëse tjetër e sallonit.

Foto: Matt Symons/The Sun

Ajo u fotografua duke lënë vendin e saj të punës duke mbajtur një çantë ngjyrë bardh e zi dhe një filxhan të madh ngjyrë të hirtë.

Pavarësisht se është shumë aktive në rrjetet sociale për fansat, ajo është mbajtur më së shumti larg vëmendjes dhe ishte brezi i parë i familjes së saj që diplomoi në kolegj.

Foto: Matt Symons/The Sun

Alaina shkoi në Universitetin e Oakland dhe fitoi një Bachelor të Arteve në Komunikim në degën e marrëdhënieve me publikun.

Pavarësisht pasurisë kolosale të babait të saj, ajo ka qenë gjithmonë e prirur të punojë dhe të fitojë vet paratë e saj.

Foto: Matt Symons/The Sun

Ajo tani është një estetiste e trajnuar e aftë për të kryer trajtime kozmetike të lëkurës, si për shembull ‘lifting’ apo depilim.

The Sun mund të zbulojë se Alaina jeton në një komunitet të qetë me burrin e saj të ri Matt Moeller në një shtëpi me tre krevate dhe dy banjo e gjysmë të blerë në vitin 2016 për pak më pak se 300,000 dollarë (280,000 euro).

Foto: Getty Images

Alaina është vajza biologjike e motrës së ndjerë të Kimit, Dawn, e cila vdiq nga një mbidozë e dukshme e heroinës në vitin 2016 pas viteve të abuzimit me drogën, sipas raportimeve të mëparshme në media. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Kalo në kategori