Cesar Azpilicueta ka folur para ndeshjes me Liverpoolin, duke deklaruar se një fitore në këtë ndeshje do t’i shijonte shumë.
Ai e ka kujtuar edhe fitoren para pesë vitesh, kur Chelsea në atë kohë e la pa Ligë të Kampionëve, Liverpoolin.
“ E mbaj mend atë fitore të para pesë viteve në Anfield e cila na ka lumturuar pa masë”.
Cesar Azpilicueta. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
“Gjithsesi objektivi ynë nuk është ta pengojmë Liverpoolin në garën për titull, por thjeshtë të luajmë sa më mirë ndeshjen tonë pasi kemi nevojë për pikë”.
"Ne e dimë se do të luajmë në një skuadër shumë të fortë, por para së gjithash duhet të tregojmë atë që kemi treguar në ndeshjet e fundit”.
Pamje nga ndeshja e parë
“Kemi treguar në këtë sezon se dimë ta mundim Liverpoolin, prandaj kam besim”, ka thënë Azpilicueta.
Cesar Azpilicueta është pjesë e Chelseat që nga vera e vitit 2012, kur erdhi nga Marseille për 8,8 milionë euro. /Telegrafi/