LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang uron që ish-klubi i tij Milan ta fitojë titullin

Aubameyang uron që ish-klubi i tij Milan ta fitojë titullin
(Foto: Sempre Milan)

Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, është optimist që Milani do ta fitojë titullin e Serie A këtë sezon.

Rossonerët për herë të fundit e kanë fituar Scudetton në sezonin 2010/2011, ndërsa këtë edicion janë ndër favoritët për ta ngritur trofeun.


Kur kanë kaluar 30 javë në Serie A, Milani është lider me 66 pikë të grumbulluara, ndërsa në garë janë edhe Napoli, Interi dhe Juventusi.

(Foto: Instagram/auba)

Aubameyang ka qenë pjesë e kuqezinjve në periudhën 2007-2011, mirëpo nuk ka luajtur në asnjë ndeshje zyrtare, porse ka qenë i huazuar në klube, si Dijon, Lille e Monaco, dhe pastaj iu bashkua skuadrës së Saint-Etienne.

Referimi i Aubemeyang në festën e golit të dytë
Lexo po ashtu Referimi i Aubemeyang në festën e golit të dytë

“Jam i sigurt se Milani do të kthehet aty ku meriton. E ndjek paksa dhe shpresoj të mbesin në krye deri në fund të kampionatit”, citon Pianeta Milan fjalët e Aubameyang. /Telegrafi/