LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang nuk do të luajë një kohë, Chelsea është në pritje të maskës për nofull pas plagosjes së tij në grabitjen që e pësoi në shtëpi

Aubameyang nuk do të luajë një kohë, Chelsea është në pritje të maskës për nofull pas plagosjes së tij në grabitjen që e pësoi në shtëpi

Pierre-Emerick Aubameyang duhet të presë pak më shumë për debutimin e tij në Chelsea, pasi ai pret të mbajë një maskë për fytyrën për nofullën e tij të thyer pas një grabitje të armatosur në Spanjë.

Reprezentuesi i Gabonit përfundoi një lëvizje te Chelsea në ditën e fundit në një marrëveshje prej 12 milionë euro, me Marcos Alonso që do të lëviz në drejtim e kundërt.


Megjithatë, sulmuesi nuk do të jetë i disponueshëm për përzgjedhje pasi ai do të mbajë veshje mbrojtëse për nofullën e tij që u lëndua gjatë një grabitjeje në shtëpinë e tij në Barcelonë.

“Për momentin ai nuk mund të stërvitet dhe ne duhet t’i marrim një maskë për të mbrojtur nofullën e tij dhe më pas mund të fillojmë nga java e ardhshme”, ka thënë Thomas Tuchel në konferencë për shtyp.

Tuchel ka punuar më parë me sulmuesin gjatë qëndrimit të tij në Borussia Dortmund.

Për më tepër, sulmuesi 33-vjeçar ka përvojë të mëparshme në Ligën Premier me Arsenalin.

Përveç ndeshjes me West Ham, Aubameyang mund të humbas edhe ndeshjet me Fulham dhe Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori