LAJMI I FUNDIT:

Auba refuzon transferimin në MLS, i vendosur për të luftuar për një vend titullari te Chelsea

Auba refuzon transferimin në MLS, i vendosur për të luftuar për një vend titullari te Chelsea

Pierre-Emerick Aubameyang do të qëndroj te Chelsea dhe nuk do të largohet gjatë këtyre ditëve.

Chelsea kishte arritur marrëveshje me skuadrën kampione në fuqi të Amerikës, Los Angeles FC për huazimin e sulmuesit gabonez, por në fund gjithçka është prishur.


Dy klubet i lanë në dorë sulmuesit të vendosi për të ardhmen e tij, por Aubameyang pasi ka menduar mirë ka vendosur ta refuzoj largimin në drejtim të MLS.

33-vjeçari ka refuzuar huazimin te Los Angeles FC pasi dëshiron të luftoj për një vend në formacionin e Chelseat, edhe pse drejtuesit e klubit i kanë bërë me dije që hapësirat do t’i ketë të limituara.

Megjithatë Auba nuk e sheh vetën në MLS dhe ka vendosur që të mbetet në Evropë, ku në afatin kalimtar të verës pritet largimi nga londinezët.

Chelsea i solli për 300 milionë euro dhe tani po kërkon t’i heq qafe në afatin kalimtar veror – në mesin e tyre edhe super lojtarë që u blen shumë shtrenjtë
Lexo po ashtu Chelsea i solli për 300 milionë euro dhe tani po kërkon t’i heq qafe në afatin kalimtar veror – në mesin e tyre edhe super lojtarë që u blen shumë shtrenjtë

Tre gjigantët evropian, Milan, Barcelona dhe Atletico Madrid kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit i cili në fund të sezonit edhe mund të prish kontratën me Chelsean për tu larguar i lirë.

Aubameyang këtë edicion ka zhvilluar vetëm 17 ndeshje në total me Chelsean, ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori