LAJMI I FUNDIT:

​‘Ato janë ne’, thirrje për sensibilizim me të mbijetuarat e dhunës në familje

​‘Ato janë ne’, thirrje për sensibilizim me të mbijetuarat e dhunës në familje

Rreth dy mijë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë këtij viti, ku 90 për qind prej tyre janë ndaj grave dhe vajzave. Kështu u tha në hapjen e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Baza Gjinore me aktivitetin “Ato janë ne”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë ngjyrosur duart me ngjyrë portokalli dhe më pas kanë lënë shenjat në banerin e vendosur pranë sheshit të kryeqytetit.


Presidentja Vjosa Osmani tha se ky aktivizëm kundër dhunës në familje duhet të jetë çdo ditë të vitit.

“Do të jenë 16 ditë përplot aktivitete ku synojmë që të ngrisim vetëdijen kundër dhunës mbi baza gjinore, dhunës në familje, dhunës ndaj grave në përgjithësi në çdo moment, qoftë ai ambient në shtëpi, në punë, në rrugë apo kudo tjetër. Siç e dini për fat të keq në Kosovë ka pasur raste të shumta të dhunës mbi baza gjinore dhe bashkë me ministren e Drejtësisë kemi punuar përgjatë këtij viti që jo vetëm që të ashpërsohen dënimet ndaj atyre që kryejnë këto vepra të tmerrshme penale, por në të njëjtën kohë që të punojmë së bashku me të gjitha institucionet në mënyrë që të kemi edhe parandalim të këtij krimi, jo vetëm dënim të tij pasi që të ndodhë.

Dua të ju bëjë thirrje institucioneve të drejtësisë që ta luftojnë patriarkatin, që të luftojnë këto fenomene dhe t’i japin prioritet këtij luftimi, të këtij fenomeni duke dënuar ata që kryejnë dhunë mbi baza gjinore, duke respektuar edhe ligjin që është në fuqi, por njëkohësisht edhe udhëzuesit për këto dënime”, deklaroi Osmani.

Sipas Osmanit, një ndër prioritetet është që të ketë institucione të drejtësisë më efikase në luftimin e dhunës mbi baza gjinore. Ajo u bëri thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të ngrisin zërin kundër dhunës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se në kuadër të kësaj fushate kanë paraparë mbi 80 aktivitete kudo në Kosovë.

“Aktiviteti i sotëm ‘Ato janë ne’, është një thirrje dhe sensibilizim me të mbijetuarat e dhunës mbi baza gjinore dhe dhunës në familje, është po ashtu një thirrje për institucionet e Republikës së Kosovës, sidomos për policinë, prokurorinë dhe për gjykatat që rastet e dhunës mbi baza gjinore, rastet e dhunës në familje të mos i injorojnë, të mos i neglizhojnë, të mos i paragjykojnë por që të marrin veprime serioze në raport me adresimin e tyre dhe përgjegjësit, dhunuesit t’i vendosin para përgjegjësisë penale.

Po ashtu është thirrje që qytetarët e Republikës së Kosovës kudo dhe kurdo që janë në dijeni që po ndodhë dhuna ndaj një vajze, ndaj një gruaje që të mos heshtin por që ta ndihmojnë viktimën dhe në anën tjetër është thirrje edhe për viktimat që një asnjë rrethanë të mos i lënë pa raportuar rastet e dhunës në familje”, tha Haxhiu, raporton kp.

Haxhiu u zotua se po angazhohen që të ofrojnë ndihmë juridike falas dhe në kuadër të kësaj fushate

Ministrja e Drejtësisë shtoi se gjatë këtyre ditëve do të lansohet programi i parë për trajtimin e dhunuesve.

“Nga janari deri më tani kemi pasur rreth dy mijë raste të dhunës në familje, ku 90 për qind e tyre janë ndaj vajzave dhe grave. Dhe në anën tjetër përqindja tjetër ndaj djemve dhe burrave. Por edhe kur ndodhë në familje dhuna ndaj djemve dhe burrave, është djali ndaj babait, apo babai ndaj djalit. Shohim se dhunën në familje e kemi fenomen në Republikën e Kosovës”, shtoi ministrja e Drejtësisë.

Në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci theksoi se kanë filluar aktivitetet vetëdijësuese në të gjitha shkollat e Kosovës.

“Sot në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës kanë filluar një varg aktivitetesh vetëdijuese për nxënësit, për mësimdhënësit dhe stafin tjetër në shkolla në mënyrë që të gjithë fëmijët, vajzat e djemtë jo vetëm të njihen me të drejtat e tyre por edhe të jenë të gatshëm të adresojnë shkeljen e të drejtave të tyre. Jo vetëm dhunën që mund të ushtrohet mbi baza gjinore por edhe format tjera të dhunës. Po ashtu kemi përgatitur dhe shpërndarë informator për të gjithë mësimdhënësit tanë, i cili do t’i ndihmojë dhe lehtësojë ata edhe në identifikimin e shenjave të nxënësve që mund të kenë përjetuar dhunë, por edhe adresimin e këtyre rasteve tutje”, përfundoi Nagavci.

Tutje, Nagavci tha se kanë lansuar edhe fushatën për kujdesin shëndetësor. 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore do të zgjas deri më 10 dhjetor./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori