LAJMI I FUNDIT:

Atletico në aksion kundër Barcelonës për Griezmannin: Sjellje e papranueshme, nuk do ta lëshojmë lojtarin

Atletico në aksion kundër Barcelonës për Griezmannin: Sjellje e papranueshme, nuk do ta lëshojmë lojtarin

Spekulimet se Antoine Griezmann do të kalojë te Barcelona, kanë dridhur Atletico Madridin.

Drejtori i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, ka dhënë një deklaratë të fortë kundër aksionit të klubit katalunas për të nënshkruar me sulmuesi francez.


Ka qenë vetë i pari i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, pastaj edhe drejtori Guillermo Amor, e sulmuesi Luis Suarez, e kanë konfirmuar interesim për sulmuesin.

Festa e Griezmannit (Getty Images)

“Jemi të lodhur me sjelljen e Barcelonës”, ka thënë Gil Marin.

“Kur një president, një lojtar dhe një drejtor i klubit flasin në mënyrë të njëjtë, për një lojtar që një kontratë në fuqi, dhe kjo disa ditë larg një finaleje të një gare evropiane, kjo është një mungesë absolute e respektit ndaj Atletiko Madridit dhe të gjithë tifozëve të saj”.

Klauzola e blerjes së Griezmann është 100 milionë euro dhe Gil Marin thotë se Atletico do të ndjekë rrugë të tjera për të marrë kompensim nga Barcelona, ​​nëse ata nënshkruajnë në këtë mënyrë me sulmuesin.

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo takohet me Antoine Griezmann pas fjalëve për kalimin te Barcelona
Lexo po ashtu Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo takohet me Antoine Griezmann pas fjalëve për kalimin te Barcelona

“Pozicioni ynë është shumë i qartë dhe është bërë publike në shumë raste”.

“Asnjëherë nuk kemi negociuar për Griezmann dhe nuk kemi ndërmend ta bëjmë këtë”.

“Personalisht, i thashë presidentit të Barcelonës disa muaj më parë se të drejtat e lojtarit nuk janë në shitje, as nuk do t’i shesim ato”.

Barcelona (Getty Images)

“Unë gjithashtu sjelljen e tyre e shoh si të papërshtatshme dhe në kundërshtim me integritetin e konkurrencës, sepse gjatë sezonit kemi qenë duke konkurruar për titullin e ligës dhe Barcelona e ka vënë vazhdimisht nën presion një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit tonë”.

Sipas Gil Marin, ai i ka thënë Barcelonës që nëse Barcelona e blen lojtarin, do të kërkojë kompensimin për sjelljen e papërshtatshme”.

“Mjaft është mjaft, shpresoj që kjo deklaratë do të na ndihmojë që lojtarët tanë të gëzojnë këtë moment dhe të përgatiten për një finale”, ka thënë Marin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori