LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi rivalizon klubet e Serie A për Dybalan

Atletico Madridi rivalizon klubet e Serie A për Dybalan

Atletico Madrid ka shfaqur interesim të fortë për Paulo Dybalan, duke iu shtuar konkurrencës së Interit dhe Romës që po ashtu janë të interesuar.

Sulmuesi argjentinas, tani 28-vjeçar do të largohet nga Juventusi pas shtatë vitesh dhe atë si lojtar i lirë në fund të këtij muaji, duke e bërë atë një nga emrat më tërheqës të këtij afatit kalimtar të kësaj vere.


Prej muajsh ai është lidhur shumë me një kalim te Interi, ndërsa edhe ideja e Romës filloi të nxehej pasi Francesco Tottit dëshiron ta bindë lojtarin që ta bashkohet me klubin nga kryeqyteti.

Gazetar i njohur Gianluca Di Marzio, shkruan se Atletico ka interesim për Dybalan dhe lojtari tani pret të dëgjojë nga agjenti i tij, Jorge Antun, në lidhje me seriozitetin e skuadrave të ndryshme të kanë bërë oferta.

Interi dhe Antun do të mbajë një takim këtë javë, por ende mbetet për t’u parë nëse Nerazzurrët mund të mbyllin një marrëveshje apo jo./Telegrafi/