LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi refuzon ofertën e Juventusit për Moratan

Atletico Madridi refuzon ofertën e Juventusit për Moratan

Atletico Madrid thuhet se ka refuzuar një propozim prej 50 milionë eurosh nga Juventusi për sulmuesin Alvaro Morata.

Është sugjeruar që oferta është bërë me kërkesë të trajnerit të ri Andrea Pirlo, i cili luajti së bashku me sulmuesin në Torino në sezonin 2014-15.


Ka pasur raporte në rritje që Morata është i irrituar në Madrid dhe i ka kërkuar trajnerit Diego Simeone ta lejojë atë të largohet këtë verë.

Juventusi mund të mendojë për rikthimin e Alvaro Moratas
Lexo po ashtu Juventusi mund të mendojë për rikthimin e Alvaro Moratas

Sidoqoftë, Atleti nuk dëshiron të shesë lojtarin, pasi sapo e bleu atë nga Chelsea për një total prej 63 milionë.

Morata ishte si huazim me pagesë për 7 milionë euro në janar të vitit 2019 me detyrim blerje për 56 milionë euro tjera në korrik të vitit 2020.

Ekziston një klauzolë lirimi në kontratën e tij me vlerë 150 milionë dhe gazeta Marca pretendon se Atletico i tha Juventusit ta aktivizojë atë ose të rrisë ofertën e tyre në mënyrë të konsiderueshme.

Juve po kërkon një qendërsulmues, por gjithnjë e më shumë zgjedhja e parë Edin Dzeko do të mbetet në Romë, ndërsa Luis Suarez ka vështirësi të negociojë një largim nga Barcelona me kosto zero.

Morata ka kërkuar largimin nga Atletico Madridi për tu bashkuar me Juventusin
Lexo po ashtu Morata ka kërkuar largimin nga Atletico Madridi për tu bashkuar me Juventusin

Suarez kërkon që të fitojë një pasaportë italiane, pasi Weston McKennie i Schalkes tashmë ka zënë një vend ekstra-komunitar në skuadrën e Juventusit.

Gruaja e Suarez ka paraardhës italianë, kështu që është e mundur të merren dokumentet, megjithëse koha mbetet për t’u parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori