LAJMI I FUNDIT:

Astera Tuhina, 14-vjeçarja që luan me krenari për Kosovën

Astera Tuhina, 14-vjeçarja që luan me krenari për Kosovën

Njëra nga basketbollistet më të talentuara kosovare padyshim është Astera Tuhina. Ajo është pjesë e skuadrës spanjolle, Promete, derisa për faqen e FBK-së, ka konfirmuar se edhe në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e kësaj skuadre.

Astera është vetëm 14-vjeçare, kurse luan për Kosovën U-16 dhe U-20. “Jam shumë e lumtur që jam në Kosovë dhe mund të ndihmoj vendim tim, qoftë duke luajtur për U-16 apo U-20. Angazhimi im nuk do të mungojë në asnjë ndeshje, gjithmonë e jap maksimumin në fushë”, shprehet në fillim Tuhina.


Ajo flet edhe për emocionet që ka të luajë për Kosovën U-20 si 14-vjeçare “Është një ndejnë e papërshkrueshme. Kur ju kam thënë bashkëlojtarëve në Spanjë, janë habitur. Për mua është nder, por edhe përgjegjësi. Në kampionatin që do të zhvillohet në Prishtinë me U-20, nuk do ta kemi lehtë, por ne do të japim më të mirën tonë. Për mua është një sfidë të ndeshem me 20-vjeçare, por jam e gatshme”.

Kampionati Evropian i Divizionit B për femra U-20 do të zhvillohet në Prishtinë nga 3 deri më 11 gusht. Kosova është në grup me Rumaninë dhe Turqinë.
Ndërkohë, Kosova U-16 (F) nga 15 deri më 24 gusht do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Sofje të Bullgarisë. Kosova në Grupin C së bashku me Sllovakinë, Kroacinë, Norvegjinë, Izraelin dhe Zvicrën. Ajo i është bashkuar Kosovës U-20, të martën në stërvitje.

“Ndihem shumë mirë. Vashat janë përgatitur deri më tani, kurse të martën ishte stërvitja e parë për mua. Jam e lumtur kur luaj për vendin tim”.

Prishtina ka fituesen më të re në histori të Kupës së Kosovës në basketboll
Lexo po ashtu Prishtina ka fituesen më të re në histori të Kupës së Kosovës në basketboll

Në fund ajo ka folur edhe për sezonin e saj në Spanjë “Ka qenë shumë i mirë. Kemi pasur një edicion të mirë dhe do të jem pjesë e Promete edhe në sezonin e ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori