LAJMI I FUNDIT:

ASH publikon listën e këshilltarëve për zgjedhjet e 20 gushtit në Këshillin e Komunës së Tetovës

ASH publikon listën e këshilltarëve për zgjedhjet e 20 gushtit në Këshillin e Komunës së Tetovës

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e ka publikuar listën e këshilltarëve të cilët do të garojnë për një ulëse në këshillin e komunës së Tetovës më datën 20 gusht.

Si bartës liste qëndron Abdulla Osmani, ndërsa lista e plotë përbëhet kryesisht nga të rinj dhe gati gjysma janë vajza.


Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, shpreson se me këtë listë “fuqishëm do ta shpëtojnë Tetovën nga çdo tentim për ta bllokuar, nga mbeturinat, nga kaosi urbanistik dhe në komunikacion”.

“Lista e kandidatëve për Këshillin Komunal të Tetovës që do të garojnë në zgjedhjet e 20 Gushtit. Një listë e dominuar nga të rinjtë, me gjysmën e kandidatëve vajza. Të dëshmuar në profesionet e tyre, me energji, vizion dhe dinjitet personal, besojmë fuqishëm se do ta shpëtojmë Tetovën nga çdo tentim për ta bllokuar, nga mbeturinat, nga kaosi urbanistik dhe në komunikacion, nga ndotja, nga vjedhjet dhe borxhet e krijuara në të kaluarën, si dhe do ta ndërtojmë dhe zhvillojmë ashtu siç i ka hije një qyteti universitar. Të rinjtë me Aleancën për Shqiptarët kanë vetë mundësi që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të mbarë tetovarëve. Suksese dhe na priftë e mbara”, ka shkruar Sela.

Ndryshe, zgjedhjet për këshilltarë të rinj në Komunën e Tetovës mbahen pasi përbërja e kaluar nuk arriti të votojë buxhetin e komunës për vitin 2022, që është kushti kryesor për të funksionuar komuna./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori