LAJMI I FUNDIT:

Asensio lidhet me një transferim te Paris Saint-Germain

Asensio lidhet me një transferim te Paris Saint-Germain

Sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio do të largohet nga klubi mbretëror pasi thuhet se refuzoi një ofertë rinovimi nga Los Blancos.

Ky lajm u bë i ditur pasditen e së premtes dhe bashkë me të u përhap edhe lajmi mbi destinacionin e ardhshëm të spanjollit këtë verë.


Shumë prisnin që Asensio të rinovonte me Los Blancos, por ai ka vendosur të largohet dhe të provojë një përvojë të re, dhe me sa duket një rol më të madh diku tjetër.

Sipas mediumit ESPN, Asensio është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Paris Saint-Germain.

Asensio i gatshëm të largohet nga Real Madridi
Lexo po ashtu Asensio i gatshëm të largohet nga Real Madridi

Gjigantët francezë do t’i thonë lamtumirën Lionel Messit dhe do të shpresojnë ta bëjnë këtë edhe me Neymar Junior, dhe kështu duhet të forcojnë sulmin e tyre.

Asensio përshkruhet si ‘një mundësi intriguese’ dhe agjenti i tij Jorge Mendes ka lidhje të ngushta me drejtorin sportiv të PSG-së, Luis Campos.

Juventusi dhe Milani janë gjithashtu të interesuar, ndërsa Unai Emery mund të përpiqet t’i bëjë thirrje bashkatdhetarit të tij dhe ta bindë atë se Aston Villa është vendi për të marrë atë rol më të madh.

Lojtarët e ‘paprekshëm’ të Luis Enrique janë harruar në klubet e tyre
Lexo po ashtu Lojtarët e ‘paprekshëm’ të Luis Enrique janë harruar në klubet e tyre

Nuk do të ishte befasi të shihje Asensio duke u ngjitur në krye të PSG-së sezonin e ardhshëm duke pasur parasysh rrethanat. Megjithatë, një marrëveshje mund të varet nga sa prioritet i jep Asensio minutave.

Ai nuk është i garantuar të jetë titullar në PSG dhe konkurrenca ka të ngjarë të jetë e ashpër. Nëse ai kërkon garanci në minuta, kjo mund ta shtyjë atë të shqyrtojë opsione të tjera. /Telegrafi/