LAJMI I FUNDIT:

Arteta është i lumtur që Xhaka ka ruajtur rolin e liderit te Arsenali

Arteta është i lumtur që Xhaka ka ruajtur rolin e liderit te Arsenali

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i lumtur që mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka arritur të ruajë një rol lideri brenda skuadrës.

Xhakës iu hoq shiriti i kapitenit më herët gjatë këtij sezoni, pas përplasjes verbale me tifozët e skuadrës së tij gjatë një barazimi me Crystal Palace.


Arteta është plotësisht në dijeni të veprimeve të reprezentuesit të Zvicrës ndaj tifozëve të Arsenalit në ndeshjen kundër rivalit londinez.

Granit Xhaka thotë se do të mendohej dy herë nëse do t’i ofrohej sërish shiriti i kapitenit te Arsenali
Lexo po ashtu Granit Xhaka thotë se do të mendohej dy herë nëse do t’i ofrohej sërish shiriti i kapitenit te Arsenali

Dhe duke parë se kjo ishte arsyeja pse atij iu hoq shiriti i kapitenit, është e vështirë të shihet që Arteta do t’ia rikthej atë në të njëjtin sezon.

Por, sipas football.london, edhe pse Xhaka nuk e ka shiritin nuk do të thotë se ai nuk mund të jetë një figurë autoritare për ekipin, veçanërisht pasi ai mbetet popullor në mesin e shokëve të tij të skuadrës.

Puna e Xhakës në qendër të mesfushës ka qenë thelbësore për mënyrën se si sulmojnë Topçinjtë tani dhe ai duket më i sigurt duke luajtur nën urdhrat e Artetas.

Pierre-Emerick Aubameyang është emëruar kapiten, por një i ri mund të jetë i nevojshëm nëse ai largohet nga klubi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori