Duket se forma e mirë e Cengiz Under në këtë sezon ka bërë që skuadrat e mëdha evropiane të kthejnë sytë nga ai.

Sipas Mirror, Arsenali ka dërguar zytarët e tyre në Itali për ta vëzhguar kështu lojtarin nga afër gjatë ndeshjes Roma-Inter.

Dhe për fatin e mirë lojtari bëri një paraqitje të mirë, duke shënuar kështu edhe një gol të bukur në portën e Samir Handanovic.

Chelsea seriozisht pas Cengiz Under, ofron para dhe shërbime e Christensen Chelsea seriozisht pas Cengiz Under, ofron para dhe shërbime e Christensen

21-vjeçari është profili ideal që trajneri Unai Emery është duke kërkuar pasi ylli romak mund të luajë në të gjitha pozitat në fazën e sulmit.

Çmimi i vendosur nga Roma besohet se është rreth 50 milionë euro.

Under gjatë një momenti të ndeshjes Roma-Inter (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Under ka kontratë me Romën deri në qershorin e 2022, ai u ble nga klubi italian në verën e 2017 nga Basaksehir për 13.4 milionë euro.

Ai ka kontribuar në 12 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 49 ndeshje për Giallorossët. /Telegrafi/