LAJMI I FUNDIT:

Arsenali i sigurt se oferta e dytë për Havertz do të pranohet nga Chelsea

Arsenali i sigurt se oferta e dytë për Havertz do të pranohet nga Chelsea

Arsenali ka dorëzuar një ofertë prej 60 milionë funtesh për të nënshkruar yllin e Chelseat, Kai Havertz, dhe janë ‘të bindur’ se kjo ofertë do të pranohet.

Interesi i Arsenalit për Havertz është zhvilluar relativisht kohët e fundit, me ESPN që pretendon se menaxheri Mikel Arteta ka kërkuar pesë role të ndryshme që gjermani mund të luajë te Topçinjtë.


Ndërsa 23-vjeçari ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës së tij në Chelsea duke luajtur në një rol qendërsulmuesi, veçanërisht gjatë sezonit më të fundit, është numri 10, ose roli i mesfushorit sulmues, në të cilën qëndron pozicioni i tij i preferuar.

Arsenali arrin marrëveshje personale me Kai Havertz, tani duhet bindur Chelsea
Lexo po ashtu Arsenali arrin marrëveshje personale me Kai Havertz, tani duhet bindur Chelsea

Ishte pohuar se Arsenali ishte befasuar me çmimin e kërkuar prej 70 milionë funtesh apo rreth 82 milionë euro nga Chelsea për lojtarin.

Por, sipas The Guardian, nevoja e Chelseat për të shitur lojtarë deri më 30 qershor për të shtuar shifrat në periudhën aktuale të llogaritjes së Fair Play Financiar – do të thotë që Topçinjtë besonin se një marrëveshje prej 60 milionë funte apo 70 milionë eurosh do të ishte e arritshme.

Mirëpo, mes interesimit nga Bayern Munich, Arsenali është i prirur për të arritur një marrëveshje të shpejtë – dhe ata tani kanë paraqitur një ofertë të dytë për ta nënshkruar atë pasi propozimi i tyre fillestar u refuzua.

Te Arsenali janë 'shumë të sigurt' që do t'i mbyllin dy marrëveshjet kyçe për këtë afat kalimtar
Lexo po ashtu Te Arsenali janë 'shumë të sigurt' që do t'i mbyllin dy marrëveshjet kyçe për këtë afat kalimtar

Sipas Daily Mail, oferta e fundit e Arsenalit përputhet me vlerësimin e lojtarit, edhe pse është ende nën çmimin e kërkuar të Chelseat. Oferta besohet të jetë me vlerë fillestare prej 55 milionë funte (64.2 milionë euro) plus 5 milionë funte (5.8 milionë euro) bonuse.

Shtohet se Havertz i ka dhënë dritën jeshile një lëvizje, me kusht që të dy klubet të bien dakord për kushtet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Modric shpërfill Bellinghamin dhe Viniciusin teksa zgjedh fituesin e Topit të Artë

Modric shpërfill Bellinghamin dhe Viniciusin teksa zgjedh fituesin e Topit të Artë

La Liga
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Xavi u kujdes që ndryshimi i trajnerit te Barcelona të mos kishte kosto financiare, me paratë e tij do të paguhet gjermani

Xavi u kujdes që ndryshimi i trajnerit te Barcelona të mos kishte kosto financiare, me paratë e tij do të paguhet gjermani

La Liga
Maresca i kërkon Chelseat të nënshkruajë me dy yje që Flick nuk i do te Barcelona

Maresca i kërkon Chelseat të nënshkruajë me dy yje që Flick nuk i do te Barcelona

Premier League
Ronaldo do të ribashkohet me Alonson? Romano ofron një përditësim të ri mbi transferimin e mundshëm te Leverkuseni

Ronaldo do të ribashkohet me Alonson? Romano ofron një përditësim të ri mbi transferimin e mundshëm te Leverkuseni

Bundesliga
Zotimi i parë i Kompanys si trajner i Bayernit

Zotimi i parë i Kompanys si trajner i Bayernit

Bundesliga
Kalo në kategori