eksperti-banner

Kampioni i Ligës Premier, Arsenal, raportohet se ka nisur bisedime paraprake dhe surprizuese me përfaqësuesit e yllit të Newcastle United, Bruno Guimaraes, teksa po planifikon një përforcim të madh në mesfushë gjatë kësaj vere.

Ekipi i rekrutimit i drejtuar nga Mikel Arteta po analizon aktivisht tregun për brazilianin 28-vjeçar, duke bërë që Neëcastle të përgatitet për një ofertë zyrtare.


Sipas Daily Mail, Arsenali ka intensifikuar ndjeshëm aktivitetin e tij në merkato duke hapur linja të drejtpërdrejta komunikimi me përfaqësuesit e Guimaraes.

Arteta është i vendosur të shtojë cilësi të nivelit botëror në mesfushën e tij, duke kërkuar forcë, qetësi taktike dhe aftësi të jashtëzakonshme në mbajtjen e topit përpara mbrojtjes së titullit në sezonin e ardhshëm.

Ndërmjetësues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, që përfaqësojnë mesfushorin brazilian, po shqyrtojnë aktualisht tregun për të vlerësuar mundësitë e një transferimi të madh.

Arsenali e ka identifikuar Guimaraes, i cili aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës, si një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar.

Si pasojë, Newcastle po përgatitet për një qasje zyrtare nga londinezët.

Megjithëse “Laraskat” e konsiderojnë Guimarães një pjesë kyçe të projektit afatgjatë në 'St James’ Park', brenda klubit ekziston gjithnjë e më shumë vetëdija se emri i tij po monitorohet nga klubet më të mëdha të kampionatit anglez.

Megjithatë, braziliani nuk është i vetmi emër i madh në listën e dëshirave të Artetës.

Arsenali po eksploron gjithashtu opsione për repartin ofensiv, ku Morgan Rogers i Aston Villa është shfaqur si një objektiv serioz për klubin londinez./Telegrafi/

telegrafi sport app