Arsenali në kërkim të rimëkëmbjes ndaj West Hamit, ekipet startuese


Arsenali luan kundër West Ham Unitedit në ndeshjen e kësaj xhiroje në Ligën Premier. Takimi zhvillohet në Emirates Stadium.
Topçinjtë janë në vend të gjashtë në tabelë dhe janë larguar nga zona e Ligës së Kampionëve për shtatë pikë.
Në ndeshjen e xhiros së kaluar, Arsenali barazoi në derbi kundër Manchester Cityt (2-2).
Njëmbëdhjetëshi startues i Arsenalit: Martinez, Mustafi, Gabriel, Bellerin, Monreal, Elneny, Xhaka, Walcott, Ozil, Alexis, Welbeck.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































