LAJMI I FUNDIT:

Arsenali fiton me rikthim dhe goleadë në udhëtim te Evertoni (Video)

Arsenali fiton me rikthim dhe goleadë në udhëtim te Evertoni (Video)

Arsenali ka shënuar një fitore të madhe dhe me rezultat të thellë në udhëtim te Evertoni me rezultat 5-2.

Skuadra e Arsene Wengerit ka fituar ndaj Evertonit në një takim të vështirë ku ka ardhur nga disavazntazhi prej një goli.


Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi me anë të sulmuesit anglez, Wayne Rooney, i cili shënoi një supergol nga distanca në minutën e 12-të të ndeshjes.

Goditja e Rooneyt përfundoi me supergol

Megjithatë, Topçinjtë arritën të kthehen në lojë në pjesën e parë më një gol të shënuar nga mbrojtësi Nacho Monreal (40’), i cili dërgoi skuadrën e tij në pushim me barazim.

Festa tek goli i barazimit nga Monreal

Në pjesën e dytë, londinezët u kthyen furishëm në lojë duke treguar se e duan më shumë fitoren, duke shënuar në minutën e 53-të me anë të Mesut Ozil, i cili kaloi skuadrën e tij në epërsi 2-1 pas asistimit të Alexis Sanchezit.

Ozil shënoi gol të bukur me kokë

Pas golit të epërsisë, Ozil gjeti edhe asistimit të goli i tretë i skuadrës, i cili u shënua në minutën e 75-të nga sulmuesi anglez, Alexandre Lacazette.

Lacazette po kalon në formë të mirë

Deri në fund të takimit, Arsenali arriti të shënoj edhe një gol me anë të mesfushorit Aaron Ramsey, i cili shënoi në minutën e 90-të për 4-1, ndërsa për 4-2 shënoi  Oumar Niasse.

Goli i fundit dhe i rezultatit përfundimtar 5-2 u shënua nga Alexis Sanchez, i cili shënoi një gol të bukur.

Pas kësaj fitore, Topçinjtë ngjiten në vendin e pestë me 16 pikë, ndërsa Evertoni thellohet në pozitën e 18-të me vetëm tetë pikë.

Në takimin e ardhshëm, skuadra e Wengerit luan në shtëpi ndaj Swanseas, teksa Evertoni udhëton te Leicester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori