LAJMI I FUNDIT:

Arrihet shifra e 100 penalltive të realizuara deri tani këtë sezon në Serie A

Arrihet shifra e 100 penalltive të realizuara deri tani këtë sezon në Serie A

Ka arritur në 100 numri i penalltive të konkretizuara deri më tani në Serie A këtë sezon, nga 816 gola gjithsej, ndërsa ka pasur 15 penallti të pritura ose humbura deri tani.

Penalltia e shënuar në ndeshjen Crotone-Bologna këtë pasdite në ndeshjen e mbyllur 2-3 është arritje në Serie A.


Kjo penallti e konkretizuar nga Nwankwo Simy në minutën e 40-të nga vendasit ishte e 100-ta deri më tani këtë sezon në kampionatin elitar italian.

Simy arriti të mposhtte Lukasz Skorupskin, i cili tashmë këtë sezon kishte pritur një penallti nga sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile dhe yllit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Ky ishte një moment historik dhe i veçantë, pasi ishte penalltia e 100-të e konvertuar në Serie A këtë sezon nga 816 gola gjithsej.

716 gola tjerë janë shënuar nga loja e hapur ose nga ndërprerjet tjera.

Megjithatë, penalltitë nuk janë aspak garanci e golave, sepse ka pasur 15 të tilla që janë pritur nga portierët ose janë humbur, ku katër prej tyre nga Milani.

Klubi me më së shumti penallti të goditura këtë sezon është Milani me 16 sosh i ndjekur nga Sassuolo me tetë dhe Juventusi e Crotone me nga gjashtë. /Telegrafi/