LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Arsenali planifikon testet mjekësore për Rice

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Arsenali planifikon testet mjekësore për Rice

Arsenali thuhet se ka arritur marrëveshje gjatë mbrëmjes së martë me West Ham United për transferimin e Declan Rice.

Topçinjtë janë gati ta kompletojnë transferimin e objektivit të tyre kryesor këtë afat kalimtar të verës.


Bëhet fjalë për mesfushorin anglez, Rice, i cili do të bëhet nënshkrimi më i shtrenjtë ndonjëherë për Arsenalin dhe lojtari anglez më i shtrenjtë ndonjëherë.

Është gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili konfirmon marrëveshjen mes dy klubeve angleze për transferimin e Rice.

Arsenali po tenton t'i realizojë katër marrëveshje brenda javës së ardhshme
Lexo po ashtu Arsenali po tenton t'i realizojë katër marrëveshje brenda javës së ardhshme

“Declan Rice në Arsenal. Marrëveshje e arritur mes Arsenalit dhe West Hamit dhe Gunners po nënshkruajnë objektivin e tyre kryesor”.

“100 milionë funte plus 5 milionë bonuse. Është nënshkrimi më i shtrenjtë ndonjëherë për Arsenalin dhe lojtari anglez më i shtrenjtë ndonjëherë”, ka shkruar Romano në Twitter.

Sot gjatë ditës, Romano ka njoftuar gjithashtu se Arsenali është i përgatitur të planifikojë testet mjekësore për Rice këtë javë pas marrëveshjes së arritur me West Ham.

Dy klubet angleze po përgatisin dokumentet për të finalizuar transferimin më të shtrenjtë anglez ndonjëherë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori