Siç ka njoftuar Gazeta Arena, në takimin e së hënës kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha klubeve të Superligës, përveç Pejës, të gjitha klubeve të Ligës së Parë, përveç Llapit si dhe gjysma e skuadrave të Ligës së Femrave.

E nga e gjithë kjo ‘mbledhi’ u arrit konsensusi që kryetar i ri i FBK-së të jetë Erolld Belegu. Ky i fundit mori pajtimin e të gjithë të pranishmëve, ndërsa pas tij u zgjodhën edhe strukturat e tjera udhëheqëse të federatës.


Risi do të jetë zgjedhja e dy nënkryetarëve, të cilët do të jenë emra të ri dhe energjik, ndërsa në rolin e sekretarit të përgjithshëm do të vihet një ish-basketbollist, emri i të cilit nuk u bë i ditur.

Një burim i gazetës brenda këtij takimi, njofton se përfaqësuesit e të gjitha klubeve ranë dakord se FBK-ja ka nevojë për ndryshime. /Tribuna/Telegrafi/

telegrafi sport app