LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një i dyshuar për ngacmim seksual në Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar për ngacmim seksual në Prishtinë
Foto: Arkiv

Një person është arrestuar të martën në Prishtinë, nën dyshimin se në vazhdimësi ka ngacmuar seksualisht një vajzë.

Policia njofton se rasti është raportuar më 12 korrik të këtij viti.


“Prishtinë 12.07.2023 – NN. Me 21.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti  në vazhdimësi është duke e ngacmuar seksualisht viktimën  femër kosovare”, thuhet në raportin policor.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/