LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një i dyshuar në Deçan, goditi me brisk të miturin

Arrestohet një i dyshuar në Deçan, goditi me brisk të miturin
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i dyshuar për vrasje në tentativë, i cili kishte goditur me brisk të miturin në fshatin Shaptej-Deçan.

Rasti ka ndodhur të hënën, në orën 14:40


“Më datë 08 gusht 2022 rreth orës 14:40, Policia është informuar për njё rrahje nё fshatin Shaptej –Deçan. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se dy persona nga i njëjti fshat (tё mitur), janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes njëri ёshtё dërguar nё emergjencë për tretman mjekësor.

Sipas viktimёs deri sa ishte duke qëndruar nё njё lokal afёr shtёpisё se tij, i dyshuari ka ardhur dhe fillimisht e ka provokuar e mё pas e ka grushtuar dhe në njё moment ka filluar ta godas me mjet tё mprehtë (brisk) viktimën”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim tё panjohur.

Pas një pune operativo-hetimore është arrestuar i dyshuari, i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit të shtetit ndalohet për 24 orë. /Telegrafi/